play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Teknologji

TikToku, “arma” e re e Kinës në përballjen me SHBA-në

today23/09/2025

Background
share close

Kina ka kundërshtuar për vite me radhë përpjekjen e Shteteve të Bashkuara për të detyruar shitjen e TikTokut, duke akuzuar dikur Uashingtonin se po demonstron “logjikë hajdutësh” në përgjigje të suksesit të platformës.

Tani, Pekini po bën thirrje për bisedime se si pronari kinez i këtij rrjeti social, ByteDance, mund të heqë dorë nga pronësia e operacioneve të tij në SHBA, raportoi të martën “Al Jazeera”.

Kjo lëvizje po shihet si diçka që Pekini e ka parë TikTokun si mjet të dobishëm negociues për të pasur lëshime për çështje më urgjente.

Kina ende nuk ka konfirmuar marrëveshje për TikTokun, të cilin Uashingtoni e ka cilësuar si mjet propagande të Pekinit dhe kërcënim për privatësinë, si dhe ka shumë pyetje të pazgjidhura rreth asaj se çfarë do të përfshinte shitja.

Ndër cështjet më të rëndësishme është se kush do ta zotërojë dhe kontrollojë algoritmin e rekomandimeve të TikTokut, i cili është vlerësuar si fuqizues i popullaritetit të platformës në SHBA, ku pretendon se ka më shumë se 170 milionë përdorues.

Sipas kontrolleve kineze, kompanive u ndalohet të transferojnë teknologji të ndjeshme si algoritmi i TikTokut pa miratimin e qeverisë.

“Nëse Kina është e gatshme të dorëzojë kontrollin e algoritmit, ajo do të presë lëshime të mëdha për çështje të tilla si tregtia, kufizimet e teknologjisë kineze dhe Tajvani”, ka thënë Dexter Roberts, bashkëpunëtor i lartë në Qendrën Globale të Kinës të Këshillit Atlantik.

Nga ana amerikane, presidenti Donald Trump duket i etur të arrijë shpejt një marrëveshje për TikTokun, si pjesë e një përpjekjeje për të mbyllur takimin e tij të parë ballë për ballë me presidentin kinez Xi Jinping që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë.

“Dhe për të arritur këtë takim dhe këtë ‘marrëveshje’, duket sikur ai është i gatshëm të japë shumë në këmbim”, tha ai.

Ndërsa si Kina ashtu edhe SHBA-ja kanë përshëndetur perspektivat e një zgjidhjeje për mosmarrëveshjen rreth TikTokut, palët kanë ofruar versione të ndryshme të situatës.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *