Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today14/06/2024
Shtatorja e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, e cila u zbulua në Ferizaj në 25-vjetorin e çlirimit ka lënë shumë njerëz në habi, pasi e kanë krahasuar me aktorin australian Jason Donovan.
Një postim që ish-sekretari i Blairit shpërndau më pas, Alistair Campbell, u bë virale dhe ngjarje u kthye në komike.
“Shtatorja e Tony Blairit u zbulua në Kosovë”, kishte shkruar Campbell.
Edhe të tjerë vazhduan të komentonin duke hedhur dyshime se shtatorja e kujt ishte zbuluar në Kosovë.
“Shikova pse Jason Donovan po bëhej më i kërkuari në internet, e tani nuk mund ta largoj nga sytë se sa shumë duket ai si Tony Blair”, shkroi dikush.

Ish-kryeministri britanik ishte i pranishëm në zbulimin në bulevardin Blair dhe iu drejtua deputetëve në një seancë të posaçme në Parlamentin e Kosovës.

Më 12 qershor, në Ferizaj u përurua shtatorja e Blairit në nderim të rolit që ai pati në çlirimin e Kosovës më 1999. Gatishmëria e Blairit për të ndalur spastrimin etnik të shqiptarëve u nderua ndër vite nga populli i Kosovën. Madje, në nderim të tij shumë prindër ua lanë fëmijëve të tyre emrin e ish-kryeministrit britanik.

Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)