play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Tërheqja e 30 % e kursimeve pensionale, Kuvendi vendos sot

today19/01/2023

Background
share close

Tërheqja 30 për qind e kursimeve pensionale pritet të diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës. Ekonomistët thonë se për këtë kohë krize që po kalojnë qytetarët e vendit, tërheqja e kursimeve mund të ishte një ide e mirë. Partitë opozitare, thonë se do ta përkrahin këtë nismë, ndërkaq koalicioni qeverisës është deklaruar kundër.

Iniciuesi i peticionit për Trustin, Adnan Jashari, pret që iniciativa pֻër tërheqjen e një pjese të kursimeve pensionale të kalojë sot në Kuvendin e Kosovës. Ai konsideron se tashmë e ka përkrahjen e disa deputetëve të Vetëvendosjes për këtë çështje.

“Afatet kohore për të shkuar në kuvend tashmë kanë kaluar dhe nuk ka arsye për shtyrje. Në presim që ajo të kalojë në seancën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Ka disa deputet të VV që kanë shprehur interesimin të votojnë e disa të tjera nuk dihet ende. Mirëpo ne shpresojmë që të votohet dhe të merret parasysh kërkesa e qytetarëve”, tha Jashari.
Ndërkaq, eksperti për ekonomi, Ismet Mulaj, tha për Radio Kosovën se qytetarëve  duhet t’u lejohet tërheqja e kursimeve të tyre nga trusti me kusht që qeveria t’i rimbursojë ato brenda 5 viteve.

“Ky infuzion, kjo tërheqje e këtyre parave do t’u ndihmonte shumë familjeve në realizimin e objektivave që mund t’i kenë. Qeveria ka një mundësi që mund të kushtëzonte tërheqjen e parave që me këto para të blihen vetëm produkte vendore e të paguheshin tatime të ndryshme siç është energjia elektrike etj. Pra, këto para mund të tërhiqen me qellim të caktuar”, tha Mulaj.

Edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i tha Radio Kosovës se deputetët e VV-së të cilët kanë abstenuar, ka shpresë se mund ta votojnë tërheqjen e kursimeve pensionale.

“ Duke e pasur parasysh se dy deputetë të VV-së kanë abstenuar, pra nuk kishin votë kundër, ka shpresa se kësaj radhe projektligji për trustin të kalojë”, tha ai.

Nga ana e saj, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, ditë më parë ka deklaruar se tërheqja e kursimeve do të mundësonte rritjen edhe më shumë të çmimeve. Ajo kishte ritheksuar se Vetëvendosje , nuk do të votojë.   Kundër kësaj nisme është deklaruar edhe qeveria por edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%