Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today12/06/2025
Burime qeveritare amerikane kanë thënë se stafi jo-thelbësor i Ambasadës amerikane dhe personat e tyre të afërt në Bagdad do të evakuohen nga Iraku për shkak të rreziqeve të larta të sigurisë.
Zyrtarët nuk kanë treguar se çka saktësisht po e shkakton largimin, megjithatë, të mërkurën, zyrtarëve amerikanë u është bërë e ditur se Izraeli është gati të nisë një operacion në Iran, raportoi CBS, duke cituar zyrtarë të njohur me çështjen.
Zyrtarët kanë thënë se kjo ishte pjesë e arsyes pse SHBA-ja ka këshilluar disa amerikanë të largoheshin nga rajoni pasi ajo parashikon që Irani mund të hakmerret ndaj disa objektivave amerikane në Irak.
Tensionet vijnë teksa bisedimet e SHBA-së mbi programin bërthamor të Iranit duket se kanë ngecur ditët e fundit.
I dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff, planifikon të takohet me zyrtarët e Iranit për rundin e gjashtë të bisedimeve të dielën, kanë thënë zyrtarët për CBS. Ëitkoff do të takohet me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, në Muscat, raportoi Axios.
“Ne po vlerësojmë vazhdimisht qëndrimin e duhur të personelit në të gjitha ambasadat tona. Bazuar në analizën tonë të fundit, vendosëm të zvogëlojmë gjurmën e misionit tonë në Irak”, ka deklaruar një zyrtar i departamentit të shtetit të SHBA-së për BBC-në.
Trumpi ka folur për Iranin në një paraqitje në Qendrën Kennedy të mërkurën, duke u thënë gazetarëve se amerikanëve u këshillohet të largohen nga rajoni “sepse mund të jetë një vend i rrezikshëm dhe do të shohim se çfarë ndodh”.
Trumpi ka përsëritur gjithashtu se SHBA-ja nuk do që që Irani të zhvillojë armë bërthamore.
“Ne nuk do ta lejojmë këtë”, ka shtuar ai.
Presidenti shpreson të arrijë një marrëveshje për të ndaluar Teheranin të zhvillojë një armë bërthamore.
Trumpi ka deklaruar se po bëhet gjithnjë e më pak i sigurt se Irani do të ndalojë pasurimin e uraniumit.
Në fillim të kësaj jave, Trumpi ka zhvilluar një telefonatë 40-minutëshe, që thuhet se ka qenë “e tensionuar” me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu, i cili prej kohësh ka argumentuar për një qasje ushtarake në vend të një qasjeje diplomatike me Iranin.
Ndërkohë, të mërkurën, ministri i Mbrojtjes i Iranit, Aziz Nasirzadeh, ka deklaruar se shteti i tij nuk do të përjashtonte sulmin ndaj bazave amerikane në rajon, nëse negociatat bërthamore dështojnë të arrijnë një zgjidhje.
Presidenti Trump, e ka kërcënuar vazhdimisht Iranin me bombardime nëse nuk arrihet një marrëveshje e re bërthamore.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)