Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today22/01/2026
Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se shfaqja teatrale “Martesa”, e bazuar në veprën e autorit të njohur polak Witold Gombrowicz, do të rikthehet për publikun me dy repriza gjatë muajit janar.
Reprizat do të mbahen më:
24 janar, ora 19:00
26 janar 2026, ora 20:00
Shfaqja vjen me adaptim dhe regji të Norbert Rakowskit, duke sjellë në skenën e Teatrit Kombëtar një lexim bashkëkohor të një teksti të rëndësishëm të dramaturgjisë evropiane, i njohur për ironinë, absurditetin dhe analizën e marrëdhënieve njerëzore.
Në këtë produksion luajnë aktorët:
Armend Smajli, Shkelzen Veseli, Ylber Bardhi, Mensur Safqiu, Sheqerie Buçaj, Era Balaj dhe Adhurim Demi.
Teatri Kombëtar i Kosovës fton publikun që të mos e humbasë këtë shfaqje, e cila trajton me humor dhe thellësi temat e identitetit, pushtetit dhe marrëdhënieve shoqërore./KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)