play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Të pensionohet – Carlo Ancelotti me përgjigje interesante se kush e përcakton të ardhmen e tij

today03/05/2022

Background
share close

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur për planet e tij për të ardhmen në një intervistë që do të transmetohet këtë të mërkurë nga ‘Prime Video’.

Ideja e tij është që të tërhiqet sapo të përfundojë aventura e tij në klubin madrilen, megjithëse ai ishte i hapur për të vazhduar për dhjetë vjet të tjera.

Trajneri italian shpjegoi se: “Pas Real Madridit, po, ndoshta do të tërhiqem. Nëse klubi më dëshiron këtu për dhjetë vjet, do të jem këtu për dhjetë vjet”.

“Por, më pas do të doja të isha me nipërit e mbesat e mia, të shkoj në pushime me gruan. Ka shumë gjëra të lënë anash kur zgjedh këtë profesion…Nuk kam qenë kurrë në Australi, nuk kam qenë në Rio de Janeiro. Do të doja të vizitoja motrën time më shpesh. Fatkeqësisht sot nuk mundem kështu që ditën që të dal në pension, do të kem të gjitha këto gjëra për të bërë”.

Ancelotti nuk e përjashtoi mundësinë për të marrë drejtimin e një ekipi kombëtar.

“Do të ishte interesante. Kam një ofertë në tryezë, por tani është e parakohshme. Për Kupën e Botës 2026… pse jo? Mund të jetë”.

Dhe kur u pyet nëse do të dëshironte të drejtonte ekipin kanadez, ai u përgjigj: “Do të më pëlqente, sigurisht”.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *