Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today28/07/2022
Në seancën e Kuvendit që është duke vazhduar, është futur në rend dite votimi për ratifikimin e Marrëveshjes që Kosova ka nënshkruar me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) për çështjen e energjisë.
Me mocionin e propozuar nga Komisioni për Ekonomi, u pajtuan të gjithë deputetët, shkruan Reporteri.net.
Në vazhdim të seancës kjo marrëveshje pritet të ratifikohet sot në Kuvendin e Kosovës.
Krerët e shtetit e kanë quajtur këtë marrëveshje historike për Kosovën.
Programi Kompakt përbëhet prej dy projektesh dhe konsiderohet si investimi më i madh i Qeverisë amerikane në Kosovë.
Granti pesëvjeçar parasheh 202 milionë dollarë mjete direkte nga Qeveria amerikane, ndërsa pjesa tjetër e investimeve do të mbulohet nga Qeveria e Kosovës. /Reporteri.net
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)