play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë

today22/02/2023

Background
share close

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen 130-të me radhë.

Në këtë mbledhje janë marrë vendime të shumta.

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e sotme:

–          U miratua projektligji për Organizimin e Tregut për Produktet Bujqësore i cili krijon mjedis të përshtatshëm, konkurrues dhe të qëndrueshëm për organizimin e tregut të produkteve bujqësore.

  • Rregullimi i parkut dhe shtigjeve për këmbësorë, biçiklistë në parkun e Drenasit në komunën e Drenasit;
  • Kompleksi rekreativ në Çabrat – komuna e Gjakovës;
  • “Kult Qendra” – Komuna e Gjilanit;
  • Qendra edukative dhe rekreative – komuna e Graçanicës;
  • Ndërtimi i urës që lidh komunën e Junikut me Eko fshatrat në Gjocaj dhe Jasiq në komunën e Junikut;
  • Ndërtimi i ndriçimit rrugor në fshatrat Vërboc dhe Mogill;
  • Rehabilitimi i infrastrukturës në zonën e qendrës kulturore historike në fshatin Janjevë;
  • Ndërtimi i Parkut Mirusha në komunën e Malishevës;
  • Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Mamushë-Opterushë;
  • Ballkoni panoramik i qytetit dhe shtegu i ecjes në komunën e Mitrovicës së Jugut;
  • Ndërtimi i infrastrukturës për biçiklistë në komunën e Ranillukut;
  • Rregullimi i shtratit të lumit Klina në fshatrat Klinë e Poshtme- Kuqicë në komunën e Skenderajt;
  • Ndërtimi i stazave për këmbësorë me ndriçim në komunën e Parteshit;
  • Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve në komunën e Podujevës.

–          U aprovua vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, z. Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2022 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

–          U miratua Koncept-dokumenti për Faturat e Kulturave Bujqësore dhe Fletëmagazinave i cili analizon dhe konstaton se Kosova nuk ka bazë ligjore për faturat e kulturave bujqësore dhe flet magazinave dhe për këtë rekomandon që të hartohet dhe miratohet Ligji i cili do të rregullonte këtë sektor në mënyrë specifike. Me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm të sektorit të bujqësisë dhe për të ofruar më shumë stimulim për fermerët dhe qasjen e tyre në financa, është e domosdoshme të rregullohen Faturat e Kulturave Bujqësore dhe Fletëmagazinat.

–          U themelua struktura për Hartimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit i cili do të  përbëhet nga Komisioni Ministror, Koordinatori dhe Grupi Punues. Komisioni Ministror do të ketë këtë përbërje:

  1. Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, kryesues;
  2. Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë;
  3. Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme;
  4. Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë.

Grupi punues për hartimin e Strategjisë, përbëhet nga:

  1. Zyra për Planifikim Strategjik në Zyrën e Kryeministrit, kryesues;
  2. Ministria e Punëve të Brendshme, anëtar;
  3. Ministria e Drejtësisë, anëtar;
  4. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar;
  5. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, anëtar;
  6. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtar;
  7. Ministria e Ekonomisë, anëtar;
  8. Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, anëtar;
  9. Ministria e Shëndetësisë, anëtar;
  10. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtar.

–          U themelua po ashtu Komisioni për Kartën për Komunën e Gjelbër dhe të Qëndrueshme në këtë përbërje:

  1. Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, kryesues;
  2. Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, anëtar;
  3. Faton Peci, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtar;
  4. Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë, anëtare;
  5. Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, anëtar;
  6. Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, anëtare;
  7. Arben Vitia, Ministër i Shëndetësisë, anëtar.

–          Drejtore ekzekutive në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural u emërua Venera Qerkini në një mandat prej katër (4) vitesh.

–          U aprovua në parim kërkesën për huamarrje deri në 20 milionë euro për “Trepça” Sh.A me qëllim të investimeve kapitale në miniera dhe flotacion. Zhvillimi i ndërmarrjeve publike është qenësor për zhvillimin e ekonomisë në vend.

–          U aprovua gjithashtu  edhe vendimi me të cilin autorizohet Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve që të aprovojë transferet nga programi “Shpenzimet e paparashikuara” në ndonjë nënprogram tjetër sipas Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për shumat individuale të kërkuara deri në vlerën dyzet mijë (40,000) euro.

–          Kabineti qeveritar u informua për zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKMZSA) 2022-2026, gjatë vitit 2022. Sipas raportit të prezantuar viti i kaluar konsiderohet si një nga vitet më dinamike të zbatimit të masave të PKMZSA-s që nga fillimi i zbatimit të këtij Programi.

–          U bë emërimi i Komisionit për Verifikim të Diplomave të Studentëve të Universitetit të Mitrovicës së Veriut në këtë përbërje:

  1. Elizabeth Katherine Goëing – Këshilltare e jashtme e kryeministrit për çështje të komuniteteve
  2. Arben Shamolli nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe
  3. Mimoza Jashari, nga Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Komisioni do të jetë përgjegjës për hartimin dhe miratimin e rregullave të procedurës, që përfshinë, por nuk kufizohet në procedurën e aplikimit, caktimin e kritereve dhe vlerësimit të tyre, në qëllim të verifikimit të diplomave, sipas mandatit të komisionit. Këto rregulla nuk do të kenë vlefshmëri më të gjatë se sa gjashtë muaj.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%