Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today19/04/2023
Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se është zhgënjyese që në Kuvendin e Kosovës sërish ka dështuar të mbahet seanca plenare për shkak të mungesës së deputetëve.
Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka theksuar se deputetët duhet të kenë prioritet punën parlamentare, pasi janë zgjedhur nga qytetarët për të kryer rolin e tyre legjislativ.
“Është zhgënjyese që Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe një herë të mbajë seancë plenare për shkak të mungesës së deputetëve”.
“Deputetët duhet të kenë prioritet punën parlamentare, pasi janë zgjedhur nga qytetarët për të kryer rolin e tyre legjislativ”, ka përfunduar Szunyog./Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)