play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Szunyog për heqjen e vizave: BE-ja e ka bërë punën e vet, Qeveria t’i kryejë detyrat e shtëpisë

today07/04/2022

Background
share close

Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet t’i bëjë detyrat e shtëpisë dhe t’i prezantojë sukseset në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian në mënyrë që marrë mbështetjen për liberalizimin e vizave.

 

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog këto komente i bëri në konferencën e organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropian në gjashtë vjetorin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim.

 

 

Ai ka thënë se Kosova duhet t’u ofrohet shteteve anëtare duke punuar përmes ambasadave që i ka në vendet e BE-së, e kjo sipas tij nuk ka ndodhur deri tani.

 

Szunyog ka thënë se e ka të vështirë të kuptojë pse deri tani nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën.

 

“Liberalizimi i vizave, kjo është diçka që unë personalisht e gjej të vështirë ta kuptoj pse nuk është bërë deri më tani… vendimmarrja është në shtetet anëtare, është Këshilli i BE-së që vendosë. Prapë po them, do të doja të shihja më tepër që Qeveria e Kovës t’ju ofrohet shteteve anëtare, të punojë përmes ambasadave të tyre, ka shumë ambasada që Kosova ka në shtetet anëtare të BE-së”, ka thënë ai.

 

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të bëjë detyrat e saj të shtëpisë dhe të prezantojë para shteteve anëtare sukseset e arritura.

 

“Njërin nga ish-ambasadorët e Kosovës e pyeta se sa herë kishte vizituar Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe kishte folur me këto institucione që janë përgjegjëse për Shengenin dhe çështje të migrimit dhe ai tha asnjëherë. Asnjëherë nuk kishte marrën ndonjë udhëzim që të prezantojë shifra për shembull sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të ndërmarrë hapa aktivë dhe të flasë me njerëz që janë vendimmarrës… Prandaj, do të doja të shihja pjesën përveç institucioneve të BE-së, të shihja edhe qeverinë të bëjë detyrat e saj të shtëpisë, t’i prezantojë sukseset në këtë fushë, dhe të punojë me shtetet anëtare ashtu që të merr mbështetjen e duhur pranë Këshillit”, ka shtuar ai, raporton Kp.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%