Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today13/06/2023
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se është arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR’it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan, raporton Express.
Postimi i plotë:
Arrestohet një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.
Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.
Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cënuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë.
Republika nuk do të zmbrapset.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)