Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today27/04/2022
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë raportimit në Komisionin për Administratë Publike ka deklaruar se Projektligji i Pagave është në fazën e vlerësimeve të fundit në Ministrinë e Financave.
Sa i përket vonesave për miratimin e këtij Projektligji, Sveçla tha se janë bërë me arsyen e vetme – “po punojmë për një ligj që mbulon gjithë sferën e nevojave të secilit institucion, ku pastaj do të sillte një lloj barazie”.
“Normalisht që kjo nuk është e lehtë të arrihet. Ka kërkesa dhe aspirata të drejta të punonjësve që statusi i tyre të përmirësohet. Por të gjitha këto të krahasohen me njëra-tjetrën dhe të jenë në përputhje me kapacitetet buxhetore. Ky Ligj është duke u punuar në bashkëpunim me Ministrinë e Financave. Ligji tashmë është i përfunduar dhe është në fazën e vlerësimeve të fundit në Ministrinë e Financave në mënyrë që të kalojmë në diskutime publike sa më parë që është e mundur”, u shpreh Sveçla.
Tutje, ai ka theksuar se, “nuk do të bëjmë një ligj që do të jetë pengesë në zhvillimin e vendit tonë dhe sjell padrejtësi”.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)