Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Festivali “Sunny Hill”, megjithatë do të mbahet në Prishtinë.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, së bashku me Komunën e Prishtinës dolën me një komunikatë të përbashkët për të njoftuar se festivali “Sunny Hill” do të mbetet në kryeqytetin e Kosovës.
MKRS dhe Komuna e Prishtinës njoftojnë se edicioni i sivjetmë i festivalit “do të mbahet në një lokacion të përshtatshëm”.
Në Tiranë mbetet të mbahet një “line-up” më 26, 27 dhe 28 gusht.
“Në Prishtinë, Sunny Hill Festival për këtë vit ka përgatitur lineup-in më të fuqishëm nga festivalet e rajonit ku përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror.”, thuhet në komunikatë.
“Një verë e jashtëzakonshme i pret të gjithë shqiptarët në Prishtinë dhe në Tiranë”, thotë MRKS dhe Komuna e Prishtinës.
Para një jave, organizatorët e festivalit u tërhoqën pasi u shprehën të dëshpëruar me zvarritjet e procesit të marrjes së një toke prej 17 hektarësh për shfrytëzim lidhur me këtë ngjarje.
Dukagjin Lipa, organizator dhe themelues i “Sunny Hill” publikoi në Facebook një letër të cilën tha se ia kishte dërguar Presidentes Vjosa Osmani, Kryeministrit Albin Kurti, Ministrave Elbert Krasniqi dhe Hajrulla Çeku, kryediplomates Donika Gërvalla – Schwarz dhe Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
“Me anë të këtij njoftimi, me keqardhje dhe dëshpërim të madh, ju lajmërojmë se për shkak të vonesave të shumta të shkaktuara nga mungesa e përgjigjes dhe vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin, nga ana e MAPL, edicioni i këtij viti i festivalit Sunny Hill nuk do të mund të mbahet në Prishtinë”, thuhej në krye të letrës së Lipës.
Reagoi Përparim Rama. Kryetari i Prishtinës tha përmes Facebook-ut se vendimi për anulimin e këtij festivali ishte shkaktuar nga “zvarritjet e Qeverisë”.
Nga Qeveria thanë se nuk e kanë refuzuar festivalin, por se kishin kërkuar dokumente shtesë dhe sqarime për dhënien afatgjatë të pronës komunale në shfrytëzim, të cilat thanë se s’i kishin marrë.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)