play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Starmer njofton se nuk do të japë dorëheqjen

today12/05/2026

Background
share close

Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar në një takim të kabinetit të tij të martën se nuk do të jepte dorëheqjen, tha zyra e tij.

“Partia Laburiste ka një proces për të sfiduar një udhëheqës dhe ky proces nuk është aktivizuar. Vendi pret që ne të vazhdojmë me qeverisjen. Kjo është ajo që po bëj unë dhe ajo që duhet të bëjmë si kabinet. 48 orët e fundit kanë qenë destabilizuese për qeverinë dhe kjo ka një kosto të vërtetë ekonomike për vendin tonë dhe për familjet,” thuhet në deklaratë.

Starmer ka qenë nën presion pasi katër deputetë laburistë dhanë dorëheqjen si ndihmës ministrorë. Ata gjithashtu bën thirrje që Keir Starmer të japë dorëheqjen si kryeministër.

Më shumë se 60 deputetë kërkuan publikisht Starmer që të japë dorëheqjen menjëherë ose të caktojë një afat kohor për largimin e tij.

Më parë, Starmer këmbënguli se do t’u provonte “dyshuesve” se gabojnë, duke shtuar se qeveria e tij kishte bërë gabime, por i kishte bërë zgjedhjet politike të duhura.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *