Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today22/02/2024
Zëdhënësi i BE-së Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka konfirmuar të enjten se Kosovës dhe Serbisë u është dërguar letra me të cilën janë ftuar të vinë në Bruksel që në kuadër të dialogut të diskutojnë për zgjidhjen për të tejkaluar problemet të cilat, sipas BE-së, janë shkaktuar me vendime të njëanshme dhe të pa koordinuara të Kosovës.
Stano në këtë mënyrë i është përgjigjur kritikave dhe akuzave që zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i kishte drejtuar ndaj Lajçakut, duke e akuzuar se ai po i shkel parimet që vetë i ka caktuar e sipas së cilave asnjë temë në dialog nuk mund të vendoset në agjendë pa pajtimin paraprakë të dy palëve.
“Përfaqësuesi i Lartë, Borrell pati takime me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti në Munih javën e shkuar ku u diskutua kjo çështje. Si vazhdimësi e këtyre takimeve i dërguari i posaçëm Lajçak i ftoi dy palët që të vinë në Bruksel më 27 shkurt. Zakonisht ne nuk i komentojmë korrespondencat me partnerët tanë, por ftesa nga i dërguari i posaçëm Lajçak nuk kishte specifikuar se kush duhet të përfaqësojë Kosovën dhe kush Serbinë, sepse kjo i ishte lënë palëve të vendosin” ka thënë Stano. “Ne shpresojmë se zoti Bislimi do të vlerësojë përpjekjet, në vend, që në mënyrë të pabazë të akuzojë zyrtarë të BE-së. Një sjellje e tillë është e papranueshme” ka thënë ai.
Ky zëdhënës i BE-së përsëritur edhe një herë se, ajo që BE e quan “sjellje jo konstruktive nga ana e autoriteteve të Kosovës” do ta largojë Kosovën nga perspektiva e saj evropiane. Stano ka thënë se këtë qëndrim e kanë përsëritur BE-ja dhe vendet e saja anëtare, por edhe partnerët tjerë ndërkombëtarë në disa raste.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)