play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

546 Results / Page 49 of 61

Background

Aktualitet

Ronaldo mungon sërish në stërvitje, shtohen zërat e largimit

Cristiano Ronaldo ka munguar përsëri në stërvitje të Manchester United. Ylli portugez e kaloi ditën e dytë pa stërvitur me “Djajtë e Kuq”, të cilët dje e nisën fazën përgatitore për sezonin e ardhshëm. Mediat angleze dje shkruan se 37 vjeçari mungoi për “arsye familjare”, por që menjëherë u zgjuan spekulimet se prapa kësaj mungese qëndron dëshira e portugezit për t’u larguar nga “Old Trafford”. Mediumi “The Athletic” raporton sot […]

today05/07/2022

Sport

Taekwondisti Arbër Bajra përfundon garimin në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Taekwondisti ynë, Arbër Bajra, ka përfunduar garimin në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Garuesi ynë nuk pati fat në short, pasi u përballë me dy herë nënkampionin e Evropës, boshnjakun, Nexhat Husiq, nga i cili pësoi humbje në kategorinë -80 kg. Taekwondo në LM Oran 2022 u përfaqësua edhe nga Arbër Azemi dhe trajneri Nuhi Gashi. Iu urojmë më shumë fat në garat e ardhshme ndërkombëtare.

today04/07/2022

Sport

Loriana Kuka fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare

Loriana Kuka ka arritur t’i sjell një medalje tjetër të artë Kosovës në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Xhudistja kosovare ka triumfuar në kategorinë -78 kilogramë. Në finalen e madhe Kuka ka mposhtur franceze Chlor Buttigieg. Njoftimi i plotë nga KOK: Loriana Kuka është bërë e artë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, duke i sjell vendit tonë medaljen e gjashtë, të tretën të artë. Xhudistja jonë mundi në finale francezen, Chloe […]

today01/07/2022

Sport

Laura Fazliu fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare

Xhudistja jonë, Laura Fazliu ka arritur të fitojë medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” që po mbahen në Algjeri. Kosova ka fituar edhe një medalje në “Oran 2022”, duke dërguar në katër numrin e tyre. Është xhudistja e re, Laura Fazliu, e cila ka arritur të triumfoj në finale dhe të fitojë medaljen e artë në kategorinë deri në 63 kilogramë. Laura në finale arriti të mposht me […]

today30/06/2022

Sport

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’

Distria Krasniqi i ka sjellë Kosovës medaljen e parë dhe atë të artë nga Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Xhudistja jonë mundi në finale kundërshtaren kroate, Ana Viktorija Puljiz. Sportistja nga Kosova arriti në finalen e madhe të garës që zhvillohet në Algjeri duke triumfuar përballë xhudistes spanjolle, Ana Perez dhe veçmë kishte siguruar medaljen e argjendtë. Porse, ajo i shkoi deri në fund kategorisë deri në 52 kilogramë duke triumfuar […]

today29/06/2022

Sport

Medalja e dytë për Kosovën në ‘Oran 2022’, Flaka Loxha fiton të bronztën

Kanë vazhduar sukseset e Kosovës në Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’ që po zhvillohen në Algjeri. Pas Distria Krasniqit, me medalje është stolisur edhe xhudistja tjetër, Flaka Loxha. Ajo ia ka sjellë vendit tonë medaljen e bronztë pas fitores ndaj turkes Hasret Bozkurt në kategorinë deri në 57 kilogramë. Kujtojmë që Flaka u ndal në çerekfinale nga xhudistja italiane, Giulia Caggiano. Ndryshe, me triumfin në finale ndaj xhudistes kroate, Ana Viktorija […]

today29/06/2022

Sport

Lukaku ka arritur në Itali, pritet nga tifozët e Interit që brohorasin emrin e tij

Romelu Lukaku ka arritur në Milano për të lënë pas vetes sezonin e vështirë si lojtar i Chelseat dhe për të kompletuar rikthimin në Serie A. Dy klubet kanë arritur marrëveshje që sulmuesi belg të luajë në formë huazimi njëvjeçar për tetë milionë euro plus bonuset. Në rrjetet sociale janë publikuar video nga momenti i arritjes së 29-vjeçarit të martën në Itali, ku është pritur nga disa tifozë që brohoritnin […]

today28/06/2022

Sport

United dërgon ofertë prej 130 milionë euro për dy yjet e Ajaxit

Manchester United është i vendosur për të nënshkruar me dy futbollistë të Ajax Amsterdam. Sulmuesi brazilian Antony si dhe qendërmbrojtësi argjentinas Lisandro Martinez janë dy synimet e trajnerit Erik Ten Hag për t’i sjell në Old Traford. Tekniku holandez i ka pasur nën urdhrat e tij dy yjet te Ajaxi dhe dëshiron ribashkimin me ta tani në Angli te Manchester United. Gazeta britanike The Telergraph ka njoftuar se United ka […]

today27/06/2022

Sport

Raducanu e kalon lehtë rundin e parë të Wimbledonit

Ema Raducanu ka shënuar fitore në rundin e parë të Wimbledonit. Ajo e ka mposhtur tenisten Alison Van Uytvanck me rezultat 2:0 në sete, 6:4, 6:4. Kampiones në U.S. Open iu desh një orë e 42 minuta për ta arritur fitoren e sotme. Raducanu në rundin e dytë do të ketë punë me Caroline Garcian.

today27/06/2022