Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Cristiano Ronaldo ka munguar përsëri në stërvitje të Manchester United.
Ylli portugez e kaloi ditën e dytë pa stërvitur me “Djajtë e Kuq”, të cilët dje e nisën fazën përgatitore për sezonin e ardhshëm.
Mediat angleze dje shkruan se 37 vjeçari mungoi për “arsye familjare”, por që menjëherë u zgjuan spekulimet se prapa kësaj mungese qëndron dëshira e portugezit për t’u larguar nga “Old Trafford”.
Mediumi “The Athletic” raporton sot se ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe i Juventusit po qëndron në Lisbonë, ku po ushtron individualisht në qendrën sportive të Kombëtares së Portugalisë.
Chelsea është futur në garë për pesë herë fituesin e Topit të Artë, ndërsa atë e pëlqen edhe Bayern Munichu, kurse në orët e fundit u përmend edhe emri i Barcelonës.
Manchester United është i vendosur për ta mbajtur lojtarin edhe një vit, pasi ai ka kontratë.
Në ditët në vazhdim do të dihet më shumë rreth së ardhmes së Ronaldos, i cili u rikthye vitin e kaluar në “Teatrin e Ëndrrave”. /Gazeta Express/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)