play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

546 Results / Page 51 of 61

Background

Sport

Top 10 transferimet që pritet të ndodhin këtë verë

Afati kalimtar i kësaj vere ka filluar me shumë bujë, me ekipet e mëdha që tashmë kanë filluar t’i bëjnë transferimet e para. Kalimi i Erling Haaland te Manchester City dhe ai i Darwin Nunez të Liverpooli, janë aktualisht më të mëdhatë që janë realizuar, por në ditët në vijim mund të shikojmë edhe disa të befasueshme. Të shumta mund të jenë lëvizjet e bujshme gjatë kësaj merkato verore, teksa […]

today20/06/2022

Sport

Ronaldo nuk do të ribashkohet me Mourinhon te Roma

Cristiano Ronaldo nuk do të ribashkohet me Jose Mourinhon te Roma, raporton Corriere dello Sport. Është folur se pesë herë fitues të Topit të Artë kërkon një largim nga Manchester United, por nëse do të ndryshohet situata, ai mund të zbarkojë në kryeqytetin italian. Marrëveshja thuhet se është vështirë e realizueshme, shkaku që Roma nuk ka financa të mjaftueshme që të transferojë Ronaldo. Portugezi duket se nuk e dëshiron kalimin […]

today20/06/2022

Sport

Për herë të parë në Kosovë organizohet gara ndërkombëtare në basketboll 3×3 Challenger

Për herë të parë në Kosovë dhe në rajon më 16 dhe 17 korrik do të organizohet gara ndërkombëtare në basketboll 3×3 Challenger, ku do të marrin pjesë 16 ekipe nga vende të ndryshme të botës, dy ekipe nga Kosova dhe një nga Shqipëria. Për këtë ngjare është mbajtur konferencë për media, në të cilën kanë folur ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, kryetari […]

today17/06/2022

Sport

Interi dhe Lautaro të gatshëm të refuzojnë 90 milionë euro nga Tottenhami

Antonio Conte dëshiron një ribashkim me sulmuesin Lautaro Martinez dhe Tottenham Hotspur do të ofrojë 90 milionë euro, por Interi dhe sulmuesi nuk kanë ndërmend të pranojnë. Sipas ekspertit të transferimeve Alfredo Pedulla, Spurs po planifikojnë të bëjnë një propozim për argjentinasin që kap vlerën e 90 milionë eurove. Ekziston një klauzolë lirimi në kontratën e qendërsulmuesit me vlerë 105 milionë euro dhe ai ka qenë shumë i lidhur me […]

today17/06/2022

Sport

Wimbledon do të mbahet për herë të parë në histori pa dy tenisistët më të mirë në botë

Më 27 qershor nis Grand Slami i tretë i sezonit, ai i Wimbledon dhe për herë të parë në historinë e këtij turneu është krijuar një precedent thuajse i pabesueshëm në tenis. Domethënë, që nga viti 1973, kur u krijua lista e ATP-së, nuk ka ndodhur asnjëherë që tenistët me renditjen më të mirë të mos marrin pjesë në Grand Slamin prestigjioz në bar. Për herë të parë në histori, […]

today16/06/2022

Sport

Tri ekipet nga Kosova luajnë në të njëjtën ditë në Ligën e Konferencës, UEFA sot merr vendim

Tri skuadrat nga Kosova, Drita, Gjilani dhe Llapi tashmë i dinë kundërshtarët e tyre në kuadër të raundit të parë në Ligën e Konferencës, pas hedhjes së shortit në Nyon të Zvicrës. Por, skuadrat nga Kosova janë shortuar të gjitha të luajnë ndeshjen kthyese si vendas, gjë që paraqet problem, pasi vetëm dy stadiume plotësojnë kriteret e UEFA-s, stadiumi i Prishtinës “Fadil Vokrri, dhe ai i Llapit, “Zahir Pajaziti”. Megjithatë, […]

today14/06/2022

Sport

Xhaka drejt rikthimit në Bundesliga, Leverkusen ka një plan për shqiptarin

Granit Xhaka rinovoi me Arsenalin deri në vitin 2024 verën e kaluar, por vështirë që mesfushori me origjinë shqiptare të qëndrojë aq gjatë në Londër. Emri i tij është lidhur sërish me Romën, me Jose Mourinhon që vjet insistoi gjatë për shërbimet e 29-vjeçarit, ndërkohë që në skenë ka dalë edhe një klub gjerman. Bayer Leverkusen po tenton të rikthejë Xhakën në Bundesliga, aty ku luajti me M’Gladbach në vitet […]

today13/06/2022

Sport

Formacionet zyrtare, Shqipëri – Izrael: Reja me pesë ndryshime

Shqipëria sfidon Izraelin në ndeshjen e dytë në grup, në Ligën e Kombeve, teksa do të synojë fitoren e parë, që do të ngjiste kuqezinjtë në krye të renditjes. Pas barazimit me Islandën katër ditë më parë, trajneri Reja ka bërë plot pesë ndryshime në formacion, duke ulur në stol Marash Kumbullën, Klaus Gjasulën, Endrj Çekiçin e Taulant Seferin, teksa Sokol Cikalleshi po kalon një gjendje gripale. Marrin vendin në […]

today10/06/2022

Aktualitet

Krerët e FFK-së dhe futbollistët e Kosovës bëjnë homazhe tek varri i legjendës Fadil Vokrri

Presidenti Agim Ademi në shoqëri të KE të FFK-së, komplet ekipit të Përfaqësueses së Kosovës, veteranëve të futbollit, administratës së FFK-së si dhe tifozëve “Dardanët” kanë bërë sot homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh tek varri i ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, me rastin e katër vjetorit të vdekjes së tij. Pas homazheve presidenti Ademi në një prononcim për media ka thënë se kujtimi për Legjendën e futbollit mbarëkombëtar do […]

today09/06/2022