Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Ukraina nuk mundi të hapë asnjë korridor humanitar sot pasi luftimet nuk janë ndalur, ka thënë zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk.
Korridoret e mëparshme të evakuimit, që kanë pasur nivele të ndryshme të suksesit, kanë lejuar njerëzit që të largohen nga zonat e rrezikshme dhe kanë mundësuar qarkullimin e ndihmave humanitare.
Vereshchuk iu ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që të ndërhyjnë për të mbikëqyrur një rrugë të evakuimit për civilët e mbetur në fabrikën e çelikut në Mariupol – bastioni i fundit i forcave ukrainase në qytetin port të rrethuar.
Zëvendëskryeministrja ukrainase i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, që të ishte “iniciatori dhe garantuesi” i një rruge humanitare nga fabrika e çelikut “Azovstal” dhe bëri thirrje që OKB-ja dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq të shoqërojnë çdo të evakuuar.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)