play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit

today05/03/2026

Background
share close

Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës. Deri më tani është propozuar vetëm një kandidat për president, ai është Glauk Konjufca.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, dje ka bërë të ditur se Konjufca është propozuar me nënshkrimet e 30 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të grupit multietnik.

“Mund të ketë kërkesa për seancë të jashtëzakonshme, por seancë për zgjedhjen e presidentit nuk mund të ketë pa së paku dy kandidatë. Zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual. Afati kushtetues është 5 marsi i vitit 2026. Ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që deri tash nuk kanë dhënë nënshkrimet të reflektojnë dhe të shqyrtojnë mundësinë për propozimin e së paku një kandidati tjetër”, tha Haxhiu në konferencë për media.

Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, pika kushtetuese që flet për afatin e zgjedhjes së presidentit dhe për përfundimin e mandatit kushtetues është Neni 86. Në Pikën 2 të këtij neni thuhet: “Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë përpara përfundimit të mandatit të presidentit aktual.”

Ndërkaq, presidentja aktuale, Vjosa Osmani, u zgjodh Presidente e Republikës së Kosovës më 4 prill 2021 nga Kuvendi i Kosovës. Ajo mori votat në raundin e tretë të votimit nga deputetët e Kuvendit për një mandat 5‑vjeçar. rtk/ KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *