Fondacioni Hajde!, në bashkëpunim me Institutin Sekhmet, organizon sonte edicionin e dytë të Grand Art Studios – “Hajde me tepru”, ekspozitën përmbyllëse të rezidencës artistike që zhvillohet në Grand Hotel Prishtina.
Ekspozita sjell punimet e artistëve Ana Morina, Zgjim Zyba dhe Adnit Hoxha, ndërsa është kuruar nga Anyla Kabashi. Ky edicion reflekton mbi konceptin e kolektivitetit si gjendje dhe si proces, duke shqyrtuar mënyrën se si sinjalet qarkullojnë mes trupave, si kujtesa ruhet në materiale dhe si hapësirat që ndajmë ndikojnë në mënyrën se si bashkohemi apo ndahemi.
Përmes mediumeve të filmit, instalacionit dhe pikturës, ekspozita trajton tema si inteligjenca kolektive, kujtesa e luftës dhe historitë queer të Grand Hotelit, duke propozuar forma të reja të bashkëveprimit dhe përgjegjësisë së përbashkët.
Hapja e ekspozitës do të mbahet sonte, më 6 mars, duke filluar nga ora 19:30, në katin e gjashtë të Grand Hotel Prishtina, dhe është e hapur për publikun./KultPlus.com
Post comments (0)