Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Policia e Kosovës ka njoftuar se kërcënimi për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ishte i rrejshëm, raporton Express.
Sipas Policisë, në objekt janë kryer kontrolle dhe se s’është gjetur asgjë.
“Pas realizimit të kontrollit në objekte dhe hapësira të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes, dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara. Pas përfundimit të kontrollit dhe punëve nga institucionet relevante, funksionimi dhe qarkullimi në aeroport i është kthyer normalitetit, andaj i falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar me institucionet e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Policia.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)