Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Nëse doni qartësi mendore dhe motivim, të ushtruarit në natyrë është zgjedhja më e mirë që mund të bëni.
Një studim i ri thotë se efektet neurologjike të aktivitetit fizik në natyrë përfshijnë memorie më të mirë dhe përqendrim më të lartë.
Për më tepër, ecja dhe ushtrimet e tjera të kryera në natyrë çojnë më shumë gjak dhe oksigjen në tru. Të ushtruarit në ambiente të hapura është diçka e mirë si për trupin dhe trurin.
Njerëzit që morën pjesë në studim raportuan se ndiheshin më të qetë pasi ecnin ose vraponin butësisht për rreth 15 minuta nëpër parqe ose hapësira të ngjashme.
Të jesh në një park ose në ndonjë mjedis tjetër natyror, e të mos ecësh nëpër një lagje në qendër të qytetit ose në një zonë tjetër të ndërtuar pa shumë pemë ose shumë hapësirë të gjelbër, duket se jep përfitime të shumta për shëndetin tuaj fizik edhe për atë mendor. /AgroWeb.org
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)