Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Në moshën 65 vjeçare, Sharon Stone tërheq vëmendjen me pamjen e saj tërheqëse, e cila ruan figurën e hollë dhe dukjen rinore me një dietë të rregullt.
Aktorja konsumon më shpesh ushqime me indeks të ulët glikemik, siç janë thjerrëzat dhe hikërrori.
Ushqimet e tilla kanë shumë përfitime shëndetësore. Ushqimi me indeks të ulët glikemik rekomandohet për njerëzit që duan të humbin kilogramë ose duan ta ruajnë peshën dhe është i mirë për uljen e kolesterolit dhe presionit të gjakut, si dhe zvogëlon rrezikun nga diabeti.
Sharon ka qartësuar se pothuajse asnjëherë nuk e anashkalon mëngjesin.
“Mëngjesi im i preferuar është shalqiri i freskët i prerë, me djathë feta dhe nenexhik, vaj ulliri, kripë dhe piper. Pas kësaj, zakonisht ha një fetë buke të thekur pa gluten dhe pi çaj bimor”, është shprehur ajo.
Stone ka një dietë të ekuilibruar që përfshin gjithashtu sasi të mëdha mishi pa yndyrë, si gjoksi i pulës, gjoksi i gjelit të detit dhe copat joyndyrore të mishit të viçit ose derrit.
Meqenëse konsumimi i lartë i yndyrave të ngopura shoqërohet me një rrezik në rritje të kolesterolit të lartë dhe sëmundjeve të zemrës, proteinat joyndyrore janë pikërisht ajo që rekomandojnë më shumë dietologët. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)