Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today23/06/2023
Anemia po bëhet gjithnjë e më e zakonshme dhe njerëzit shpesh nuk janë as të vetëdijshëm se janë anemikë, derisa t’u bëhet pasqyra e hollësishme e gjakut
Çfarë duhet të hamë që do të parandalonte absorbimin e hekurit?
Kafeja di të parandalojë absorbimin e hekurit, sidomos nëse e pimë pas drekës dhe sidomos nëse kombinohet me qumësht.
Një zakon tjetër është – të hani në këmbë. Kjo çon në sekretim të pamjaftueshëm të pështymës dhe acidit të stomakut, të cilat janë thelbësore për ndarjen e hekurit nga ushqimi dhe ruajtjen e vitaminës B12. Është pështyma që ruan vitaminat B12, transmeton Telegrafi.
Ushqimet me origjinë shtazore do të ndikojnë në të gjithë parametrat e anemisë. Kafshët kanë gjak dhe prej andej ua marrim gjakun dhe e absorbojmë. Ushqimet si mishi i viçit ose mëlçia që kanë si vitaminë B ashtu edhe hekur, por e vetmja gjë që u mungon është vitamina C. Kështu që do të ishte ideale të hani biftek dhe të pini limonadë.
A ndihmojnë farat e hithrës dhe panxharit?
Zakonisht rekomandohet të merrni mjaltë dhe fara hithre ose të bëni çaj hithre me mjaltë dhe pak limon. Vitamina C është atje për të parandaluar ndryshkjen ose oksidimin e hekurit.
Që efektet e përthithjes të jenë sa më të mira, çfarë nuk duhet të hamë me njëri-tjetrin?
Problemi është nëse spinaqit i shtoni qumësht të thartë ose kos. Atje nuk ka përthithje, ndërsa spinaqi i gatuar në qumësht ka më pak oksalate dhe kështu parandalon formimin e gurëve në veshka.
Sa hekur kanë kajsitë e thata dhe rrushin e thatë?
Ato kanë shumë hekur dhe mjafton një grusht rrush i thatë në ditë që ne t’i sigurojmë vetes një dozë të mirë hekuri për ditën. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)