Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today27/10/2022
Me 63 vota për, deputetët kanë miratuar rekomandimet nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës”.
Në mungesë të propozuesit të rezolutës kundër sulmeve seksuale ndaj integritetit seksual, kjo pikë është shtyrë për më vonë.
Për një seancë tjetër është shtyrë edhe shqyrtimi i projektligjit për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19.
“Në mbledhje të kryesisë kemi marrë vendim, po ky vendim nuk ka dalluar pozitë-opozitë, kemi marrë vendim me unanimitet të gjitha partitë politike që propozuesi i këtij projektligji që ka ardhur në formën e një peticioni në Kuvendin e Kosovës, prej propozuesit edhe organizuesit të peticionit t’i bartet një deputeti që ata e caktojnë ta propozojë këtë projektligj para Kuvendit. Me këtë janë pajtuar të gjithë anëtarët e kryesisë dhe deri më tash nuk kemi pasur prej organizatorit ndonjë përfaqësues që ta caktojë. Kështu që kjo çështje mbetet në njërën prej seancave të ardhshme”, ka thënë Konjufca./kp/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)