play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Shpenzimi i tepërt i kohës në rrjete sociale shkakton xhelozi dhe vetmi

today01/11/2024

Background
share close

Rezultatet e një anketimi nga psikologët amerikanë tregojnë se rrjetet sociale si Facebook, Twitter, Pinterest, Instagram, Snapchat dhe Tumblr i bëjnë njerëzit të ndihen të vetmuar e të izoluar

Përdorimi i përditshëm i rrjeteve sociale për dy orë ose më gjatë i dyfishon shanset për t’u ndjerë të vetmuar ose të izoluar, ndërkaq ekspozimi ndaj imazheve të ndryshme mund të shkaktojë ndjenja të inatit dhe xhelozisë.

Autorët e studimit theksojnë se ajo çfarë shohim në rrjete sociale jo domosdoshmërish mund të jetë arsyeja se përse ndihemi keq, por mund të jetë një nga faktorët sepse i nxitë emocionet të cilat veçse i ndjejmë.

Sipas teorive të prezantuara në rezultatet e studimit, thuhet se aq më shumë kohë që shpenzojnë njerëzit në rrjete sociale, aq më pak kanë kohë të bashkëveprojnë në jetën reale.

Përdorimi i rrjeteve sociale mund të kontribuojë edhe në ndjenja të përjashtimit – kjo ndodh kur përdoruesit e rrjeteve sociale i shohin fotografitë e miqve në ndonjë organizim në të cilin ata s’kanë qenë të ftuar.

Shkencëtarët thonë se kjo është një temë e rëndësishme për t’u studiuar pasi që problemet mendore dhe izolimi social mes të rinjve është në nivel epidemik. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%