Celine Dion do të rikthehet në skenë pas katër vjetësh
Këngëtarja legjendare Celine Dion ka njoftuar rikthimin e saj në skenë, katër vjet pasi u diagnostikua me një sëmundje të rrallë që ndikoi në zërin dhe aftësinë e saj për të ecur. Artistja, e njohur për hitet si “My Heart Will Go On” dhe “Because You Loved Me”, do të mbajë një seri prej 10 koncertesh në arenën Paris La Défense Arena gjatë muajve shtator dhe tetor, ka raportuar BBC. […]