play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

QKK uron Luana Bajramin për suksesin në Oscars

today16/03/2026

Background
share close

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka reaguar pas suksesit të aktores shqiptare Luana Bajrami, e cila është nderuar me çmimin për filmin më të mirë të shkurtër në ceremoninë e Academy Awards.

Përmes një njoftimi publik, QKK shprehu krenarinë për arritjen e aktores në filmin e metrazhit të shkurtër “Two People Exchanging Saliva”, duke e cilësuar këtë vlerësim si një moment të rëndësishëm jo vetëm për Bajramin, por edhe për kinematografinë shqiptare.

Sipas Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, ky çmim përfaqëson një dëshmi të talentit dhe potencialit që artistët shqiptarë po tregojnë në skenat më prestigjioze të botës, ndërsa njëkohësisht shënon një moment domethënës për zhvillimin dhe promovimin e filmit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Në reagimin e saj, QKK i ka uruar suksese aktores dhe gjithë ekipit realizues të filmit, duke e konsideruar këtë arritje si një moment krenarie që do të mbetet gjatë në memorien kolektive të kinematografisë shqiptare./KultPlus.com/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *