Brooklyn Beckham thotë se nuk do të pajtohet me prindërit e tij: Kam qenë i kontrolluar për pjesën më të madhe të jetës sime
Konflikti i familjes Beckham ka dalë përfundimisht nga korniza e thashethemeve tabloide dhe është shndërruar në një skandal të hapur që po trondit Hollywood-in. Brooklyn Beckham ka reaguar publikisht përmes një deklarate të gjatë në Instagram, ku akuzon prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham, se kanë tentuar prej vitesh të “kontrollojnë narrativën” e jetës së tij dhe se janë përpjekur “në mënyrë të vazhdueshme të shkatërrojnë” martesën e tij […]