play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Matt Damon ‘zbulon’ Netflix – pretendon se i përshtatin filmat për një audiencë që nuk i heq celularët nga duart

today19/01/2026

Background
share close

Aktori i Hollywoodit, Matt Damon, në një paraqitje të fundit në podcast-in “The Joe Rogan Experience”, foli hapur rreth mënyrës se si Netflix po e ndryshon qasjen e tij ndaj realizimit të filmave për shkak të zakoneve të shikuesve që shpesh shikojnë seriale dhe filma në shtëpi me anë të telefonave të tyre celularë.

Sipas tij, transmetuesi po mbështet gjithnjë e më shumë idenë që elementët më të rëndësishëm të projektit dhe informacioni kyç të përsëriten shumë herë përmes dialogut – madje “tre ose katër herë” – sepse publiku po shikon ndërsa shpesh shpërqendrohet nga gjëra të tjera si mesazhet, rrjetet sociale ose njoftimet.

“Mënyra standarde për të bërë një film aksioni, kemi mësuar, është që zakonisht ke tre skena. Një në aktin e parë, një në të dytin, një në të tretin”, shpjegoi Damon.

“Shpenzon më shumë para për atë skenë në aktin e tretë. Kjo është finalja jote, dhe tani ata po thonë: ‘A mund të kemi një skenë të madhe në pesë minutat e para? Duam që njerëzit të qëndrojnë. Dhe nuk do të ishte një ide e keqe ta përsërisnim aksionin tre ose katër herë në dialog, sepse njerëzit janë në telefonat e tyre ndërsa po shikojnë'”.

Damon shpjegoi se si po ndryshon struktura tradicionale e filmave aksion, ku spektakli më i madh ruhet për në finale, duke qenë se shumë shikues në shtëpi nuk kanë të njëjtin nivel përqendrimi si në kinema.

Kjo është arsyeja pse, thotë ai, Netflix i inkurajon regjisorët të vendosin skena të mëdha aksioni në minutat e para dhe ta përsërisin ngjarjen më qartë përmes skenarit, në mënyrë që publiku të qëndrojë “në rrjedhën e ngjarjeve” edhe nëse për një moment largon shikimin nga telefoni. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *