Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka zbuluar librin e saj të preferuar për muajin janar 2026, duke e përzgjedhur kujtimin autobiografik të DJ-së dhe producentit të njohur Mark Ronson, “Night People: How To Be A DJ In 90s New York City”, si leximin e saj mujor në kuadër të klubit të librit Service95, shkruan KultPlus.
Në një shkrim të publikuar për ndjekësit e saj, Dua Lipa e cilëson librin si një homazh për energjinë e jetës së natës dhe kulturës së klubeve në Nju Jorkun e viteve ’90, duke theksuar se ai përçon gëzim, nostalgji dhe frymëzim për këdo që është i lidhur me muzikën dhe krijimtarinë.
“Si një njeri i natës, nuk mund të mendoj për një mënyrë më të bukur për ta nisur vitin sesa me një libër që feston energjinë e pistës së vallëzimit,” shkruan Dua Lipa, duke shtuar se libri përmban histori që e kanë bërë të qeshë, të qajë dhe të dëshirojë të rikthehet në atmosferën e klubeve.
Ajo vlerëson veçanërisht njohurinë e thellë të Ronson për muzikën, duke theksuar se libri ofron një udhëtim nëpër klubet, artistët dhe dyqanet e disqeve që formësuan karrierën e tij, si dhe sfidat e ndërtimit të një emri në një moshë shumë të re.
Sipas Duas, Night People plotëson një “trilogji” tematike të klubit Service95, pas librave Just Kids nga Patti Smith dhe Widow Basquiat nga Jennifer Clement, duke sjellë kësaj here atmosferën e gjallë të skenës së klubeve të viteve ’90 në Nju Jork.
Libri i Mark Ronson pritet të zgjojë interes të madh mes lexuesve dhe adhuruesve të muzikës, veçanërisht atyre që janë të apasionuar pas historisë së kulturës urbane, muzikës elektronike dhe rrugëtimit artistik në industrinë globale të muzikës./KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)