Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today13/07/2022
Bashkim Zejnullahu nga Shoqata e Mullistëve të Kosovë ka thënë se nuk ka vend për shqetësime pasi furnizimi i brendshëm me grurë dhe miell në vend është stabil.
Zejnullahu, mes tjerash, tha se janë kundër abuzimeve me çmime dhe duhet të ketë rënie të çmimeve për shkak të stabilitetit.
“Si shoqatë jemi të angazhuar dhe duke vëzhguar situatën në terren, duke marrë parasysh situatën aktuale dhe globale me furnizime esenciale që të kemi një furnizim stabil me grurë dhe miell për tregun e brendshëm. Do të kemi furnizim të mjaftueshëm të brendshëm, sigurisht do të krijohen furnizime sipas nevojës edhe nga tregjet e jashtme që ne të kemi mundësi të ofrojmë furnizim stabil për tregun tonë. Çmimet duhet të kishin pasur rënie gjatë sezonit 2022”.
“Jemi kundër abuzimeve të çmimeve nga kushdo qoftë dhe të mos shfrytëzohet situata aktuale që të ngrisin çmimet pa nevojë. Nuk ka nevojë për shqetësime pasi ka furnizime por as për ngritje të çmimeve”, tha Zejnullahu.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)