play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Shkurton rrugën nga 2 orë në 1 minutë, ura më e lartë në botë është gati

today17/04/2025

Background
share close

Kina është gati të hapë urën më të lartë në botë, që lë pas vepra të ngjashme ikonike si Golden Gate në SHBA dhe Sydney Harbour në Australi. Ura e Kanionit të Madh Huajiang, e vendosur në provincën malore të Guizhou-t në jugperëndim të Kinës, do të arrijë një lartësi mbresëlënëse prej 625 metrash mbi nivelin e lumi, rreth 288 metra më e lartë se rekordi aktual që mban ura Millau Viaduct në Francë.

Ky projekt madhështor ndodhet mbi Kanionin piktoresk Huajiang, të njohur edhe si “çarja e tokës”, dhe synon jo vetëm të vendosë rekorde, por edhe të përmirësojë infrastrukturën në një zonë të vështirë për t’u përshkuar, shkruan A2 CNN. Aktualisht, udhëtimi mbi këtë kanion zgjat dy orë, por me hapjen e urës, kjo distancë do të përshkohet për vetëm një minutë.

Ura, e ndërtuar me strukturë çeliku, ka një gjatësi totale prej 2890 metrash dhe peshon rreth 22 000 tonë, sa tre Kullat Eiffel. Ndërtimi nisi më 18 janar 2022 dhe pritet të përfundojë më 30 qershor 2025, sipas mediave lokale të Guizhou-t.

Sipas Zhang Shenglin, inxhinier i përgjithshëm i Guizhou Highway Group, 95% e ndërtimit ka përfunduar dhe ura pritet të hapet për qarkullim në gjysmën e dytë të vitit 2025. “Ky projekt do të jetë i pari në botë që funksionon në të dy drejtimet në një lartësi të tillë, çka tregon fuqinë e infrastrukturës kineze”, tha ai për gazetën China Daily.

Guizhou tashmë strehon gati gjysmën e 100 urave më të larta në botë, duke e kthyer këtë provincë në një qendër të inxhinierisë moderne./A2CNN

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%