Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Shkodra Elektronike ka publikuar së fundmi video e këngës ‘E jemja nuse’, duke sjellë një tjetër projekt që ndërthur elementet e muzikës tradicionale shqiptare me tingujt modernë elektronikë, përcjell KultPlus.
Kjo këngë, e njohur më herët për publikun pasi ishte kompozuar nga vetë dyshja dhe interpretuar në skenën e Festivali i Këngës nga këngëtarja Rrezarta Smaja, tashmë vjen në versionin e tyre autentik, të shoqëruar me një video që vjen në formën e video-game.
Shkodra Elektronike, i përbërë nga Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji, është bërë i njohur për këtë qasje kreative që i jep jetë të re këngëve dhe motiveve të trashëgimisë shqiptare. Ata shënuan një sukses të madh kur përfaqësuan Shqipërinë në Eurovision me këngën ‘Zjerm’
Në vijim gjeni videon e këngës ‘E jemja nuse’./KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)