play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

Shkodra Elektronike, gati për Eurovision

today25/02/2025

Background
share close

Grupi Shkodra Elektronike po përgatitet intensivisht për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision 2025, i cili do të mbahet në Bazel të Zvicrës.

Pas triumfit në Festivalin e Këngës, ata tashmë janë në fazën finale të përgatitjeve, duke punuar videoklipin e këngës “Zjerm” dhe performancën skenike për kompeticionin europian, edicionin e 69-të.

Lajmi për xhirimet e videoklipit është ndarë nga vetë grupi në rrjetet sociale, duke ndarë disa momente nga prapaskenat e projektit vizual. Ndërkohë, “Zjerm” po merr reagime mjaft pozitive nga fansat e Eurovisionit, të cilët e vlerësojnë si një nga këngët më unike dhe moderne që Shqipëria ka sjellë në këtë skenë.

Në një intervistë televizive grupi ka përmendur se kënga nuk do ndryshohet. Gjithçka do mbetet e njëjtë dhe do këndohet në shqip.

Me një stil eksperimental dhe një frymë elektronike, Shkodra Elektronike synon të lërë gjurmë në edicionin e ardhshëm të Eurovisionit. Tani mbetet të shihet se si do të pritet performanca e tyre në një nga skenat më të mëdha të muzikës evropiane./kp

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *