play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Kuriozitete

Shkencëtarët thonë se mund të ketë jetë në Hënë

today08/04/2025

Background
share close

Sipas një studimi të ri, qoshet dhe çarjet e errëta të sipërfaqes hënore thjesht mund të mbajnë jetë.

Në një studim paraprak të paraqitur në Konferencën e 56-të të Shkencës Hënore dhe Planetare muajin e kaluar, shkencëtarët propozuan që rajonet me hije të përhershme të Hënës, ose PSR-të, të kenë kushtet e duhura për të strehuar format e jetës mikrobiale – të cilat mund të kenë implikime të thella në përpjekjet tona për të eksploruar satelitin e Tokës.

Disa PSR nuk kanë parë rrezet e diellit për miliarda vjet, për shkak të animit të lehtë që Hëna ka në boshtin e saj, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Ky nuk është një lajm, por ajo që është befasuese është se këto zbrazëtira pa dritë mund të jenë gjithashtu të mbrojtura nga rrezatimi vdekjeprurës UV.

“Në hapësirë, mikrobet zakonisht vriten nga nxehtësia e lartë dhe rrezatimi ultravjollcë”, tha për Universe Today autori kryesor i studimit John Moores, një shkencëtar planetar dhe profesor i asociuar në Universitetin York në Mbretërinë e Bashkuar.

“Sidoqoftë, PSR-të janë shumë të ftohta dhe shumë të errëta dhe, si rezultat, ato janë një nga mjediset më mbrojtëse në sistemin diellor për mikrobet.”

Bëhet e ditur se mundësia e kontaminimit të sipërfaqes hënore me mikrobet e Tokës ka qenë gjithmonë një shqetësim kryesor për shkencëtarët.

Ndryshe, programi Artemis i NASA-s synon një ulje pranë Polit të Jugut hënor, ku hijet e qëndrueshme mbulojnë peizazhin.

Një PSR, Krateri Shackleton, madje po konsiderohet si një vend i mundshëm uljeje. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *