Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Çfarë ndodh me njeriun kur pushteti fillon ta ndryshojë nga brenda? Këtë pyetje e ngre shfaqja “Nemesis”, e cila do të ketë premierën më 3 mars 2026 në Teatri Kombëtar i Kosovës, ndërsa do të vijojë me repriza më 4 dhe 7 mars, shkruan KultPlus.
E shkruar nga Lirak Çelaj dhe Florent Mehmeti, me regji të Florent Mehmetit, shfaqja trajton historinë e forcës, ambicies dhe pasojave që ato lënë te njeriu. Duke u mbështetur në referenca historike dhe qasje mbi psikologjinë njerëzore, “Nemesis” sjell një rrëfim që flet për ngritjen, rënien dhe betejat e brendshme që nuk shihen gjithmonë nga jashtë.
Në role interpretojnë Labinot Raci, Blend Sadiku, Fiona Abdullahu, Era Balaj dhe Art Pasha, në një produksion që synon të prekë publikun përmes emocioneve të forta dhe reflektimit mbi pushtetin dhe natyrën njerëzore. /KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)