play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Shërohet Biden, del negativ në testin për COVID-19

today27/07/2022

Background
share close

Presidenti ShBA-së, Joe Biden, ka rezultuar negativ në testin për COVID-19, pasi kaloi pesë ditë në izolim.

Mjeku i Bidenit tha se presidenti do t’u japë fund masave të rrepta të izolimit, nën të cilat ai ka qenë për gati një javë.

Biden bëri dy teste të antigjenit, një të martën në mbrëmje dhe një të mërkurën në mëngjes, dhe që të dyja ishin negative. Presidenti do të mbajë një maskë për 10 ditë, për të parandaluar përhapjen e virusit.

Biden postoi në Twitter një foto të testit negativ, duke shkruar: “U ktheva në Zyrën Ovale. Faleminderit dokut për kujdesin e mirë dhe të gjithëve për mbështetjen tuaj”.

Presidenti rezultoi pozitiv të enjten dhe përjetoi simptoma të buta, duke përfshirë rrjedhjen e hundës, lodhje, temperaturë të lartë dhe kollë, sipas mjekut të tij.

Biden, 79 vjeç, është vaksinuar plotësisht dhe ka marrë dy vaksina përforcuese, raporton CNN.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%