Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today17/05/2022
SHBA-ja ka paralajmëruar se punonjësit e IT-së nga Koreja e Veriut po përpiqen të gjejnë punë në distancë.
Siç bëhet e ditur, ata këtë po e bëjnë duke fshehur identitetin e tyre të vërtetë me qëllim të “vjedhjes së parave për Phenianin”, përcjell Telegrafi.
Shumë prej tyre pretendojnë se janë nga pjesë të tjera të Azisë, sipas tri agjencive qeveritare amerikane.
Ata dyshohet se po ndihmojnë në financimin e programeve të armëve të Koresë së Veriut, duke shkelur sanksionet ndërkombëtare.
“DPRK [Koreja e Veriut] dërgon mijëra punonjës të IT-së me kualifikim të lartë në mbarë botën për të gjeneruar të ardhura që kontribuojnë në programet e saj të armëve të shkatërrimit në masë dhe raketave balistike, në kundërshtim me sanksionet e SHBA-së dhe OKB-së”, citohet të jetë thënë në një deklaratë të përbashkët nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së, Departamenti i Thesarit i SHBA-së, si dhe Byroja Federale e Hetimeve.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)