play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Sërish ndërrohet data për publikimin e filmit për Michael Jacksonin

today25/07/2025

Background
share close

Filmi biografik për yllin Michael Jackson do të dalë në kinema më 24 prill 2026, pas disa vonesave të njëpasnjëshme, konfirmon kompania “Lionsgate”.

Në rolin kryesor do të jetë Jaafar Jackson, nipi i këngëtarit legjendar, i cili debuton për herë të parë në një rol të madh filmik. Filmi është i regjisorit Antoine Fuqua (i njohur për filmin “Training Day”) dhe producent Graham King, që më parë ka realizuar filmin e suksesshëm “Bohemian Rhapsody”.

Sipas Deadline, një film i dytë për Jacksonin është gjithashtu në zhvillim.

Fillimisht ishte planifikuar që filmi të publikohej më 3 tetor 2025, por sipas Variety, projekti mund të ndahet në dy pjesë, gjë që ka ndikuar në shtyrjen e afatit.

Xhirimet për filmin përfunduan në maj 2024, por skenari, i shkruar nga John Logan, u rishikua sërish përpara disa xhirimeve shtesë.

Përveç Jaafarit, në kastin e filmit janë edhe emra të njohur si: Colman Domingo dhe Nia Long në rolin e prindërve të Jacksonit, Joe dhe Katherine Jackson, Miles Teller si John Branca, avokati dhe këshilltari i përhershëm i artistit, Larenz Tate si Berry Gordy, themeluesi i Motown Records, Laura Harrier si Suzanne de Passe, një ndër gratë e para ekzekutive në industrinë e muzikës, Kat Graham në rolin e artistes së famshme Diana Ross.

Në film do të shfaqet edhe aktorja Jessica Sula si motra e yllit, La Toya Jackson dhe Kendrick Sampson si artisti i famshëm Quincy Jones.

Jackson dhe Jones krijuan së bashku disa nga albumet më të njohura në histori, “Off the Wall” (1979), “Thriller” (1982), albumi më i shitur i të gjitha kohërave, si dhe “Bad” (1987)./KOHA

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *