play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Serbët s’ndryshojnë qëndrim për targat, paralajmërojnë barrikada në veri në fazën e tretë të zbatimit të vendimit

today01/11/2022

Background
share close

Sot kanë hyrë në fuqi masat e reja për targat, të propozuara të premten nga Qeveria e Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Bëhet fjalë për vendimin e ri të qeverisë, për shkallëzim të zbatimit të vendimit për targat e veturave të serbëve të Kosovës.

Sipas propozimit të kryeministrit Albin Kurti, sanksione do ketë për të gjithë ata që nuk konvertojnë targat ilegale serbe siç parashihet me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës.

Por serbët janë shprehur të vendosur për të mos konvertuar targat e tyre në RKS.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq ka thënë se qytetarët janë të vendosur që të mos bëjnë asnjë ndryshim sa i përket targave.

“Pyetja është se si do të zbatohej ai vendim në terren, sa i përket shkrimit të dënimeve. Unë kam besim absolut te njerëzit në Drejtorinë Rajonale Veri dhe mendoj se do të marrin vendimin e duhur në interes të njerëz”, tha ai.

Në fazën e tretë, nëse ndodh, parashikohet futja e tabelave provuese.

Megjithatë, Radojeviq nuk pret të arrihet në fazën e tretë.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë e barrikadave, nëse kjo ndodh.

“Nuk mund ta imagjinoj një situatë ku Policia e Kosovës t’i shkruajë gjoba autoambulancës apo autobusit që transporton fëmijët tanë dhe ne të qëndrojmë mënjanë dhe kjo vetëm sepse ai ka targa KM me të cilat mund të udhëtojë kudo në botë përveç Kosovës për shkak të tekeve të një njeriu nga Prishtina”, ka përfunduar Radojeviq. /Reporteri.net

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *