play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

Së shpejti në shitje biletat “Believer” për Sunny Hill

today05/03/2026

Background
share close

Festivali i njohur i muzikës Sunny Hill Festival ka njoftuar se së shpejti do të dalin në shitje biletat e para “Believer” për edicionin e sivjetmë.

Organizatorët kanë bërë të ditur se numërimi mbrapsht tashmë ka nisur dhe se raundi i këtyre biletave do të hapet nesër.

Siç është bërë traditë çdo vit, pas përfundimit të këtij raundi, festivali zakonisht zbulon emrin e parë të një prej performuesve kryesorë (headliner) të njërës nga netët.

Pas raundit të parë “Believer”, do të dalin në shitje biletat “Early Bird”.

Edicioni i sivjetmë i Sunny Hill do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht, në Bernicë të Epërme, në Prishtinë.

Ende nuk janë bërë publikë emrat e artistëve pjesëmarrës, por kjo pritje çdo vit rrit kureshtjen dhe entuziazmin e fansave të festivalit.

Sunny Hill Festival ka arritur, përmes organizimeve të tij, ta vendosë Kosovën në hartën e botës, duke tërhequr vëmendjen edhe të mediave të njohura botërore. /KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *