Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
SBASHK në një komunikatë për media ka paralajmëruar protestë dhe grevë në muajin shtator. Nga kjo sindikatë kanë thënë se do “t’ia plotësojnë dëshirën” Kurtit, duke thënë se ai do veç protesta e greva.
“Duke u përballur me qasjen e tillë të Kurtit dhe Qeverisë që ka mbyllur hermetikisht dyert për dialog, SBASHK-u me keqardhje informon opinionin e gjerë se janë harxhuar të gjitha mjetet sindikale dhe nuk kemi as një fije shprese se Kryeministri do të ndryshoj qasjen dhe prandaj bazuar në Ligjin e grevave ne do të jemi të shtyrë t’ia plotësojmë dëshirën Kryeministrit dhe Qeverisë dhe shtatori, pa fajin tonë , shkollat nuk do t’i gjej me fillim të vitit shkollor e as me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor, po me grevë të përgjithshme, që nga çerdhet e deri në Universitete.”
Ndër të tjerash, në komunikatë thuhet se Kurti dhe ministrat tjerë kanë vazhduar me qasjen e gabueshme ndaj sindikatave dhe i kanë ikur dialogut.
Komunikata e plotë:
SBASHK-u dhe sindikatat tjera në kuadër të BSPK-së kanë bërë gjithë angazhimet dhe nuk i kanë ndalur përpjekjet që kërkesat legjitime të anëtarësisë të gjejnë zgjedhje të pranueshme.
Nga ana tjetër Kryeministri Kurti bashkë me ministra të Qeverisë së tij kanë vazhduar me qasjen e gabueshme ndaj sindikatave dhe i kanë ikur vazhdimisht dialogut. Duke u gjendur në këtë situatë e duke parë se Kryeministri Kurti nuk po qante kokën as pas letrave mbështetëse të ardhura nga kreu i Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës e as protestës me mbi 18.500 pjesëmarrës, po në të kundërtën nisi t’u jepte vërejtje e këshilla lidhur me sindikalizmin.
SBASHK-u dhe sindikatat tjera në kuadër të BSPK-së filluan me veprime sindikale duke organizuar protesta e duke mbajtur edhe grevë njëorëshe. As këto nuk i bënë përshtypje Kurtit e as Qeverisë së tij.
SBASHK-u duke respektuar zërin e anëtarësisë ishte i gatshëm të shkonte në grevën e përgjithshme në tërë sektorin e arsimit dhe këtë e prezantoi në takimet në kuadër të BSPK-së, por Ligji mbi grevat e obligonte të përdorej edhe mundësia e fundit në përpjekje për dialog duke angazhuar ndërmjetësuesin ligjor. Sindikatat e respektuan Ligjin dhe caktuan ndërmjetësuesin ligjor, i cili edhe bëri gjithë angazhimet brenda kompetencave ligjore të tij, por as kjo nuk i bëri përshtypje Kurtit dhe Qeverisë së tij dhe me këtë ata sikur nuk po duan dialog e qetësi sociale, po protesta e greva.
Duke u përballur me qasjen e tillë të Kurtit dhe Qeverisë që ka mbyllur hermetikisht dyert për dialog, SBASHK-u me keqardhje informon opinionin e gjerë se janë harxhuar të gjitha mjetet sindikale dhe nuk kemi as një fije shprese se Kryeministri do të ndryshoj qasjen dhe prandaj bazuar në Ligjin e grevave ne do të jemi të shtyrë t’ia plotësojmë dëshirën Kryeministrit dhe Qeverisë dhe shtatori, pa fajin tonë , shkollat nuk do t’i gjej me fillim të vitit shkollor e as me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor, po me grevë të përgjithshme, që nga çerdhet e deri në Universitete.
Këtë nuk po e deklarojmë sa për të thënë diçka, por është vendim i Këshillit Drejtues dhe organeve tjera të SBASHK-ut, nëse deri në shtator nuk plotësohen kërkesat tashmë të njohura.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)