play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Shëndetsi

Sa kafe duhet të konsumoni në ditë për qarkullim të mirë të gjakut

today25/06/2025

Background
share close

Konsumimi i tre filxhanë kafe në ditë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve ose sulmeve në zemër, sipas një studimi të kryer së fundmi. Ata që e konsumonin rregullisht kafenë, kishin 12 për qind më pak shanse për të ndërruar jetë në moshë të re, sipas “The Sun”.

Rezultatet e studimit tregonin se njerëzit që konsumonin deri në tre filxhanë kafe në ditë, kishin një zemër më të shëndetshme, e cila funksiononte më mirë. Gjithashtu, kafja ngadalëson procesin e plakjes.

Përfitimet e tjera shëndetësore thuhet se përfshijnë mbrojtjen nga diabeti, sëmundjet e mëlçisë dhe demenca, si dhe djegia e yndyrës në trup.

“Rezultatet tona sugjerojnë që konsumimi i rregullt i kafesë është i sigurt dhe 0.5 deri në tre filxhanë kafe në ditë ulin rrezikun e goditjes në tru, të vdekjes nga sëmundjet e zemrës dhe vdekjes nga një shkak tjetër”, tha studiuesi Judit Simon.

Simon dhe ekipi i tij moderuan për 11 vjet të dhënat mjekësore të njerëzve që u bënë pjesë e studimit në Mbretërinë e Bashkuar, duke filluar nga një moshë mesatare prej 56 vjeç.

Ata zbuluan se ata që konsumonin kafe kishin 21 për qind më pak shanse për të pësuar një goditje në tru. Ata që pinin më shumë se tre filxhanë në ditë ose asnjë filxhan kafe nuk gëzonin të njëjtat përfitime, thanë studiuesit për Kongresin e Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë./Panorama

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *