play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Teknologji

Rrjedh çmimi i Pixel Tablet në internet përpara lansimit

today20/04/2023

Background
share close

Derisa afron konferenca vjetore e Google I/O 2023, nga ku pritet të prezantohet Pixel Tablet tani janë rrjedhur edhe detaje të tjera për këtë pajisje.

Të hënën, u raportua se Pixel Tablet do të kishte 8 GB RAM dhe do të vinte në dy opsione të hapësirës së ruajtjes së të dhënave, transmeton Telegrafi.

Roland Quandt i WinFuture tani ka postuar në Twitter se ato dy opsione janë 128 GB hapësirë ruajtjeje dhe 256 GB. Kjo përputhet me telefonat Pixel dhe është një bazë më e lartë se linja e iPad jo-Pro e Apple.

Pritet që Pixel Tablet të jetë i disponueshëm deri në katër ngjyra në varësi të vendit. Google tashmë e ka bërë të ditur ngjyrën jeshile me një kornizë të zezë dhe bezhë me një kornizë të bardhë.

Quandt thotë se çmimi do të jetë në intervalin 600 – 650 euro ( 657. 23 dollarë deri në 712 dollarë, sipas kursit aktual të këmbimit) në Evropë. Ndoshta do të jetë më i lirë në SHBA, sepse Google është një kompani amerikane dhe produktet e shitura jashtë vendit janë më të shtrenjta për shkak të taksave dhe detyrimeve.

Kjo është arsyeja pse Pixel 7 fillon me 599 dollarë në SHBA (546.51 euro), dhe kushton 649 euro (711.21 dollarë) në Evropë. /Telegrafi/

Google Pixel

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *