Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Unioni i Turizmit të Kosovës ka organizuar Panairin Ndërkombëtar të Turizmit Kosova 2024.
Në këtë panair po marrin pjesë mbi 300 ekspozues nga 15 shtete të botës.
Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti tha se numri i turistëve të huaj është rritur gjatë vitit të kaluar dhe sivjet.
Për rëndësinë e këtij panairi foli edhe i pari i kryeqytetit, Përparim Rama. “Panairi sivjet premton të jetë edhe më i suksesshëm se i kaluari. Kjo për arsye se kemi një mori të profesionistëve të turizmit nga mbi 15 vende të ndryshme. Kemi nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Turqia, Malta e pjesëtarë tjerë. Ky panair shërbim si një qëllim jetik për kryeqytetin”, shtoi ai.
Ndërsa zëvendësministri i Industrisë, Mentor Arifaj tha se qeveria është duke punuar për zhvillimin e këtij sektori.
“Kosova gjatë tri viteve të fundit është bërë destinacion i preferuar turistik. Kur është fjala për leje qëndrimi në vitin 2023 kemi pasur një milionë e 500 mijë leje qëndrimi, ku shumica prej tyre kanë qenë vizitorë ndërkombëtarë. Kosova gjithnjë e më shumë po bëhet si vend i preferuar turistik edhe atë me vlerat turistike që i ofron si: Qytetet turistike, natyrën, kuzhinën tradicionale. Kemi edhe qendrat e skijimit po ashtu. Ne si qeveri synojmë që ta zhvillojmë edhe më tej turizmin duke ofruar digjitalizim të turizmit e përmirësim të infrastrukturës si dhe duke hartuar plane tjera për zhvillim të turizmit”, tha tutje ai.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)