Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë për muajin mars 2026, të cilat tregojnë rritje të numrit të vizitorëve dhe net-qëndrimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas ASK-së, gjatë muajit mars 2026, në hotelet e Kosovës janë regjistruar gjithsej 46 mijë e 649 vizitorë. Prej tyre, 19 mijë e 180 ishin vizitorë vendorë, ndërsa 27 mijë e 469 vizitorë të huaj.
Krahasuar me marsin e vitit 2025, kur numri i përgjithshëm i vizitorëve ishte 40 mijë e 239, këtë vit është shënuar rritje prej 15.9 për qind.
Ndërkaq, numri i përgjithshëm i net-qëndrimeve në hotele arriti në 94 mijë e 804. Nga to, 52 mijë e 226 net-qëndrime apo 55 për qind janë realizuar nga vizitorët e huaj, ndërsa 42 mijë e 578 ose 44.9 për qind nga vizitorët vendorë.
ASK bën të ditur se edhe numri i vizitorëve të huaj ka shënuar rritje prej 9.1 për qind krahasuar me marsin e vitit 2025.
Sa i përket shteteve prej nga kanë ardhur vizitorët e huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)