play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Rregullorja e re e parkingut në fuqi nga java tjetër, Rama tregon ndryshimet

today16/01/2024

Background
share close

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se javën e ardhshme hyn në fuqi Rregullorja për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve në Kryeqytet.

Ai ka bërë një përmbledhje të pikave kryesore që parashihen me këtë rregullore, ku përfshihet edhe ajo që do të ketë parking pa pagesë për veturën e parë të banorëve resident në adresën e tyre.

“Vetura e parë pa pagesë për banorët rezident në adresën/rrugën e tyre ose pas aplikimit të kodifikimit në të gjithë qytetin, në segmentin e tyre (10 euro kosto e regjistrimit e cila aplikohet vetëm një herë)🚗”, ka shkruar Rama.

Poashtu do të ketë kosto më të lirë për veturën e dytë, apo 10 euro në muaj. Me këtë rregullore parashihet edhe zgjatja e orarit në Zonën 1 dhe 2 deri në orën 23:00, si dhe kufizim i parkimit në lagjet rezidenciale për vizitorë në orët e mbrëmjes dhe më shumë hapësira në dispozicion për banorët resident.

Qytetarët që kanë parapagim përtej datës 22 janar, kur edhe hyn rregullorja në fuqi, do të rimbursohen.

“Të gjithë qytetarët që kanë parapagim përtej datës 22 Janar 2024 do të rimbursohen, duke zbritur shumën prej 10 euro për ta cilësuar si pagesë të tarifës administrative. Të gjithë qytetarët të cilët i kanë dokumentet e plota në ndërmarrje do të njoftohen për të nënshkruar kontratën e re dhe nuk kanë nevojë të sjellin dokumente shtesë”, thuhet në postimin e Ramës.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%