Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today26/01/2024
Mësoni edhe përse është vlera e shtypjes së matur më precize kur e matni te mjeku – por që nuk ka lidhje e profesionalizmin
Për të arritur pasqyrën e vërtetë, është e nevojshme që shtypjen ta matni tri herë në ditë – në mëngjes, gjatë ditës dhe në mbrëmje, gjatë pesë deri në shtatë ditë.
Me atë rast është e nevojshme që vlerat e matura t’i shënoni dhe rezultatet t’ia dërgoni mjekut.
Gabimi më i shpeshtë të cilin njerëzit e bëjnë me rastin e matjes së shtypjes është ajo që më së shpeshti e matin kur ndiejnë ndonjë vështirësi, ndërkaq atëherë është krejtësisht normale që ai të jetë i lartë, transmeton Telegrafi.
Pesë rregulla për matje të saktë të shtypjes
1. Zbrazeni fshikëzën
Ndjenja e fshikëzës së plotë mund të jetë për 5 – 10 mmHg më e lartë se e vërteta.
2. Pushoni
Është e nevojshme të pushoni së paku pesë minuta në kolltuk ose në karrige, në vendin në të cilin planifikoni ta matni shtypjen. Mos flisni, mos u shqetësoni, as mos lëvizni – të gjitha këto ngrenë shtypjen.
3. Vendosuni drejt
Duhet patjetër të uleni në karrigen apo në kolltukun që ju është i rehatshëm. Veç kësaj, do të jetë ideale të keni mbështetje për duar, shpinë dhe këmbë.
4. Pozita e duarve
Përvilni shumë mëngët në dorën në të cilën do të matni shtypjen. Më së miri është dorën ta vendosni në nivel të zemrës në tavolinë. Herën e parë mateni shtypjen në të dy duart dhe në cilën tregohet vlera më e lartë, në atë në të ardhmen mateni.
5. Qëndroni të qetë
Gjatë matjes mos flisni, as mos lëvizni. Në rezultate mund të ndikojë edhe shqetësimi, prandaj për këtë shkak vlera e shtypjes mund të jetë disa dhjetëra mmHg më e lartë nga vlerat reale.
Para matjes nuk bën të pini as kafe as qaj, sepse mund të ngrenë vlerat, ndërkaq para matjes së shtypjes shmangni pijet energjike.
Përse vlerat janë më precize kur shtypjen e matni te mjeku?
Çështja është te matësi – në institucionet shëndetësore matësit e shtypjes rregullisht mirëmbahen dhe për këtë shkak punojnë më mirë dhe më saktë. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)